E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popullsia e botës po shkon drejt 7 miliardëve

Fondacioni gjerman për popullsinë botërore (DSW) bëri të ditur se nga mesi i vitit 2011 pritet që popullsia e botës t`i kalojë 7 miliardë personat.
Fondacioni thekson se këtë vit popullsia e botës ka pasur një rritje prej 80 milionë personash, teksa me 1 Janar 2011 popullsia e botës do jetë 6 000 934 196 persona.

Sipas këtyre të dhënave në gjysmën e parë të vitit 2011 parashikohet që popullsia botërore të kalojë kufirin 7 miliardë personave. Bazuar tek kjo deklarate, mesatarja e lindjeve në botë është 2,6 fëmijë në sek.

Krahas kësaj, në deklaratë thuhet se 82 për qind e popullsisë botërore jeton në vendet në zhvillim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›