E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti shpallet fajtor per perdhunimin e sekretares dhe ngacmimin e dy grave

Jerusalem 30 dhjetor NOA - Nje gjykate ne Izrael ka shpallur fajtor ish-presidentin Moshe Katsav i cili ishte akuzuar per perdhunimin e nje punonjeseje te tij.

Gjykata e denoi Moshe Katsav edhe per ngacmime seksuale dhe sjellje te pahijeshme ndaj dy grave te tjera. Paneli i perbere prej tre gjyqtaresh tha se deshmia e z.Katsav kishte qene e mbushur me genjeshtra.

Denimi do te shpallet ne nje date tjeter por akuzat per perdhunim pergjithesisht denohen me 4 vjet burg ne Izrael.

Katsav ka te drejte te apeloje vendimin. Akuzat kane te bejne me periudhen kur ai ishte minister i turizmit dhe me pas president.

Dy vjet me pare Katsav u terhoq nga nje marreveshje per pranimin e fajesise raporton BBC.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›