Porno në parlament, dorëhiqen 3 ministra në Indi
Tre ministra në shtetin jugperëndimor Indian, Karnataka, kanë dhënë dorëheqjen pasi janë kapur duke parë një video porno gjatë një seance parlamentare.
Sipas mediave indiane, njëri prej tyre ishte ministri për Çështjet e Femrave dhe Fëmijëve, përfaqësues i Bharathya Janata, parti e djathtë në opozitë në rang kombëtar, por që ka pushtetin në Karnataka.
Tre ministrat janë kapur nga kamerat e medias duke parë një video pornografike në celular gjatë një seance ku diskutohej për krizën në bujqësi pas periudhës së gjatë të thatësirës. / G. N.