Arvizu: Zgjedhja e Presidentit, përmes konsultimeve aktive mes palëve
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar sot një takim me kreun e opozitës, Edi Rama.
Arvizu është pritur nga Rama në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa në përfundim të takimit ai është shprehur për mediat se temë e bisedimeve kanë qenë një sërë çështjesh si puna e Parlamentit, reforma zgjedhore, shqetësimet për papunësinë dhe situatën ekonomike në vend si dhe kënvështrimi i kreut të PS për zgjedhjen e presidentit.
Në lidhje me këtë të fundit, Arvizu u shpreh se roli i kreut të shtetit është shumë i rëndësishëm në jetën e vendit, ndaj zgjedhja e tij duhet të vijë pas konsultimeve të përbashkëta mes palëve.
Përpiqem t`i qëndroj larg termit president konsensual sespe ai term mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë dua të them konsultime aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe gjithashtu është i rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare për SHBA-në, por edhe për shtetet e Bashkimit Europian, theksoi ambasadori Arvizu.
Biseduam për vizitat e Ramës në Kosovë, Preshevë e Maqedoni si dhe për vizitën e tij të ardhshme në SHBA, u shpreh Arvizu.
Një ditë më parë, ambasadori Arvizu u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
