E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porosia e Di Stefanos: Të gjithë me Mourinhon

Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano tha se madrilenët duhet të jenë të gjithë të bashkuar në mbështetje të Jose Mourinhos.

Në një analizë të bërë për vitin 2012, Di Stefano vlerësoi se suksesi në La Liga i Realit në edicionin e kaluar, duhet të shërbej si motiv e besim për suksesin në Evropë.

"Jam i bindur se Real Madridi do të luftoj deri në fund për dy tituj të rëndësishëm. Suksesi në La Liga nga edicioni i kaluar, le të shërbej si motiv për të fituar Ligën e Kampionëve. Për të arritur të gjitha, porosia ime është që të mbështesim Jose Mourinhon" deklaroi Di Stefano./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›