E Diel, 1 Nëntor 2026

Porositi vrasjen e Marius Hasallës e cila mbeti në tentativë, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

Laert Hasalla u dënua me 25 vite burg. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje.

34-vjeçari Laert Hasalla, i cili kishte porositur një vrasje që mbeti në tentativë, është dënuar me 25 vite burg.

Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar një 31 vjeçar, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Nga të shtënat mbeti e plagosur pasagjerja e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me Marius Hasallën.

Njoftimi i policisë

DVP Fier

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës Fier, dënohet me 25 vite burg shtetasi Laert Hasalla.

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›