E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porsche dhe Volkswagen drejt bashkimit

Dy nga prodhuesit e famshëm të automobilave në Gjermani, Volkswagen dhe Porsche, po diskutojnë perspektivat e një bashkimi. Drejtuesit e kompanive thanë se ishin duke punuar drejt krijimit të një grupi manifakturues të një makine të integruar, pa harrua të theksojnë se ndërkohë Porsche do të ruante pavarësinë që ka.

Aktualisht Porsche është aksionari më i madh tek Volkswagen pasi zotëron 50 % të aksioneve. Megjithatë edhe sikur të kishte 75% të aksioneve, Porsche përsëri nuk do të mundte të merrte kontroll të plotë të Volkswagen-it si rezultat i një ligji të shtetit të Saksonisë së poshtme që mban 20% të aksioneve dhe ka të drejtën të bllokojë vendime strategjike.

Bashkimi i propozuar pason një valë konsolidimi në industrinë e makinave që është një nga sektorët më të goditur nga kriza botërore pas bankave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›