E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bëmë reforma

Kuçovë -Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, në takimin me banorë të komunave Shalës, Grekan dhe fshatit Deshiran, ka bërë të ditur se brenda këtij viti do të përfundojë rruga Belsh-Kuçovë, 14 km e gjatë, me një investim prej 590 milion lekësh dhe, po brenda këtij viti, do të përfundojnë edhe 13 km të rrugës që lidh Pajovën me Belshin, një investim prej 390 milion lekësh. Sot tha Basha, falë kësaj mazhorance, Shqipëria ka ndryshuar nga jugu në veri, është zhvilluar dhe i është bashkuar familjes euroatlantike.

“Edhe në këtë fshat, kudo në këtë rreth, si kudo në këtë qark, qytetarët shqiptarë kanë një jetë më të mirë. Besimi i shqiptarëve për një të ardhme më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre, përfundimisht, është ulur këmbëkryq në çdo vatër dhe në çdo familje”-theksoi Basha.

Anëtarësimi në NATO, aplikimi për statusin e vendit kandidatit në Bashkimin Evropian dhe, së shpejti, liberalizimi i vizave, tha Basha, janë meritë vetëm e reformave të kësaj mazhorance

“Opozita po na jep një model tjetër, një model ku jepen 28 leje dhe 19 i merr një studio, kur jep 18 punë publike dhe 14 i merr një fimë. Ky model, ku paratë përfundojnë në xhepat e disa personave, të cilët pastaj financojnë media, të cila censurojnë dhe bëjnë propagande si njëherë e një kohë, është modeli që po mundohet të rikthehet i paketuar si një model i ri. Si mundet që një forcë politike, e cila synon pushtetin, zëdhënësit e saj të dalin dhe të thonë nuk duhet të rritni pagat dhe pensionet?! Jo, ne kemi një filozofi të qartë: përkushtim, ndershmëri, punë.”-tha më tej shefi i diplomacisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›