“Portali për bujqësinë”, 4 milionë litra dhe rreth 20 mijë fermerë përfitues nga skema mbështetëse me karburant

Qeveria shqiptare po vijon skemën mbështetëse për fermerët, duke subvencionuar naftën për të realizuar punimet e mekanizuara në bujqësi me kosto të ulët.
Skema që tashmë mbështetet çdo vit nga buxheti i shtetit, iu ofron fermerëve në të gjithë vendit që, pasi të pajisen me kartat falas, të përfitojnë nga blerja e naftës tek operatorët e shitjes me pakicë me çmim të rregulluar, duke mos paguar taksat mbi këtë produkt.
Sipas informacionit të konfirmuar edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë mbi 33 mijë karta të tilla, të shpërndara deri tani.
Po i njëti burim bën të ditur se numri i fermerëve që kanë përfuar këtë mbështetje, për shtatë muajt e parë të vitit është mbi 33 mijë fermerë.
Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023 ka sjellë ulje të kostove të punimeve, duke ndikuar në rritjen e prodhimit. Fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë pa taksa për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Qeveria po zbaton prej tre vitesh skemën mbështetëse të naftës pa taksa për bujqësinë, duke lehtësuar buxhetet e fermerëve në punët e bujqësisë.
Për këtë periduhë janë dhënë më shumë se 4 milionë litra naftë pa taksa, në ndërkohë që është rritur edhe interesi i fermerëve për të përfituar nga kjo masë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, krahasuar me vitin 2021, këtë vit numri i aplikantëve në skemën e naftës pa taksa për bujqësinë është më shumë se dyfish, nga sa ishte një vit më parë.
Kjo skemë po vazhdon zbatimin me sukses dhe sot është nevojë shumë e madhe duke parë dhe rritjen e çmimit të naftës në treg. Ekspertët e vlerësojnë skemën e naftës si mbështetjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë fermerëve nëpërmjet skemës kombëtare.
Çmimi i shitjes me shumicë dhe pakicë i karburanteve ka parrë rritje të ndjeshme kohët e fundit, sidomos paz pezullimit të Bordit të Transparencës së Karburanteve.
Ndikim ka dhënë rritja në tregun Platz të Mesdheut apo edhe konjuktura ndërkombëtare e Bursës së Londrës, pezullimi nga Arabia Saudite i më shumë se 1 milionë fuçive në ditë etj.
Në mbajtjen konstante apo uljen e çmimit në Shqipëri nuk ka ndikuar kursi i këmbimit në ulje i lekut me Dollarin, monedha me të cilën kuotohet ky produkt në tregun ndërkombëtar.
Gazetar Bardhi Sejdarasi
/ rtsh /