Porti i Durrësit, përpunimi i mallrave 9% më i lartë

Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve përpunuese që ky port ofron në kushtet aktuale, atë të 5 milionë tonë/vit, shkruan ATSH.
Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në portin më të madh në vend janë përpunuar 4,438,611 tonë mallra, 9% më shumë se në vitin 2019, përpara pandemisë.
Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të APD-së, që për vitin kalendarik 2021 kanë arritur në 2,794,828,618 lekë ose 48 % më shumë se 2019 dhe 12 % më shumë se në 2020.