Porti i Durrësit, përpunohen tetë anije me afro 19 mijë tonë mallra dhe 589 kontejnerë

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Në Portin e Durrësit po përpunohen sot tetë anije tregtare me 18 899 tonë mallra.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se dy anije me 3500 tonë mallra janë në përpunim, ndërsa dy anije me 6165 tonë mallra ndodhen në radën portuale.
Sipas APD-së, katër anije me 9234 tonë mallra dhe 589 kontejnerë janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.
Kompleksit Portual Durrës-Porto Romano, si qendra më e madhe tregtare dhe logjistike në Shqipëri, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike të vendit. Rritja e eksporteve dhe importeve tregon jo vetëm një intensifikim të aktiviteteve tregtare, por edhe përmirësim të shërbimeve dhe logjistikës portuale, duke e bërë Durrësin një port të rëndësishëm në rrjetin tregtar rajonal.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
/k.s/r.e/a.f/