E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leku fiton pikë ndaj dollarit amerikan, humb terren lehtë me euron

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe humbi terren kundrejt euros, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 95,17 lekë, ose 0,17 lekë më pak.Euro u forcua lehtë me 0,01 lekë duke u ngjitur në kuotën e 98,22 lekëve.

Pozitat ndaj lekut i kanë dobësuar edhe paundi britanik e franga zvicerane.

Monedha britanike zbriti me 0, 34 lekë dhe këmbehet me 115, 98 lekë. Ndërsa monedha zvicerane u zhvlerësua me 0, 36 lekë dhe këmbehet me 104, 28 lekë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 95.17 -0.17
Euro EUR 98.22 +0.01
Poundi Britanik GBP 115.98 -0.34
Franga Zvicerane CHF 104.28 -0.36
Jeni Japonez (100) JPY 60.89 -0.35
Dollari Australian AUD 59.04 -0.10
Dollari Kanadez CAD 65.80 -0.37
Korona Suedeze SEK 8.54 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.34 -0.04
Korona Daneze DKK 13.17 +0.01
SDR SDR 123.52 -0.18
Ari(OZ 1) XAU 257841.23 +11.36
Argjend(OZ 1) XAG 2881.56 -24.40
Juani Kinez (onshore) CNY 13.01 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 13.00 +0.03
Lira Turke TRY 2.67 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›