E Hënë, 2 Nëntor 2026

Porti i Sarandës, rekord pasagjerësh, në gjashtë muajt e parë, 20 mijë më shumë se një vit më parë

Porti detar i Sarandës po përjeton një sezon turistik rekord, duke u kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të hyrjes për turistët e huaj. Përmes tij zhvillohet jo vetëm turizmi i lundrimeve të mëdha , por edhe lidhja e përditshme me ishullin e Korfuzit, përmes trageteve.

Vetëm gjatë tri javëve të para të muajit korrik, është shënuar një rekord historik, 5500 udhëtarë janë përpunuar brenda një dite nga tragetet e linjës Sarandë-Korfuz.

“Është surprizë për portin e Sarandës sepse në një ditë kanë ardhur dhe ikur 5500 pasagjer gjendje që ishte e zakonshme më së shumti për muajin gusht”, u shpreh Hatixhe ismaili, Përgjegjëse e përpunimit  në Portin e Sarandës.

Infrastruktura portuale ka njohur përmirësime të ndjeshme. Investimet e bëra kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të pritjes, si dhe në shkurtimin e kohës së qëndrimit të udhëtarëve në terminal.

“Sivjet janë përpunuar 190 mijë pasagjer vajte-ardhje”, tha ajo.

Investimet e bëra kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të pritjes, si dhe në shkurtimin e kohës së qëndrimit të udhëtarëve në terminal.

Porti turistik i Sarandës po përgatitet të përballojë fluksin edhe më të madh që pritet në gusht muaji tradicionalisht më i ngarkuar i sezonit veror. Kapacitetet janë të përgatitura për të përpunuar jo vetëm anijet e lundrimit të madh, por edhe numrin në rritje të trageteve të linjës që sjellin vizitorë drejt brigjeve shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›