Porto surprizon kampionët e Mançester Junaited
Mançester - Porto arriti të çudisë Evropën mbrëmë duke marrë një barazim 2-2 në fushën e kampionëve në fuqi të Mançester Junaited. Kualifikimi i Mançesterit për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve vihet në pikëpyetje për në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas dy javësh në Portugali.
Porto kaloi e para në avantazh me anë të Rodriguez në minutën e 4-t. Barazimi për kampionët e Mançesterit erdhi pas 10 minutash me anë të Uejn Runit. Me gjithë rastet e krijuara, pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1.
Në minutën e 85-të ekipi i Mançesterit do ta gjente veten për herë të parë në avantazh, me anë të golit të shënuar nga Karlos Tevez. Iluzioni i fitores për skuadrën e Sir Aleks Fergusonit nuk do të zgjaste shumë, pasi një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt është Mario Gonzales që barazon gjithçka.
Kjo ishte ndeshja e parë e çerekfinales mes këtyre dy ekipeve. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në Oporto. Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit të luajtur mbrëmë në “Old Trafford”.
Manchester United-Porto 2-2
Manchester United (4-4-2): Van der Sar 6; O'Shea 5, Vidic 6, Evans 5 (25'pII Neville 5,5), Evra 5,5; Fletcher 5,5, Carrick 5,5, Scholes 5,5 (25'pII Tevez 6); Cristiano Ronaldo 5, Rooney 7, Park 5 (14'pII Giggs 6,5).
Tr: Ferguson
Porto (4-3-3): Helton 6; Sapunaru 6, Rolando 6,5, Bruno Alves 5, Cissokho 7; Lucho Gonzales 7, Fernando 7, Raul Maireles 6,5 (35'pII Tomas Costa sv, 46'pII Madrid sv); Lisandro 6,5, Hulk 6,5, Rodriguez 7 (35'pII Mariano Gonzalez 6,5).
Tr: J. Ferreira
Gjyqtar: Plautz (Aut)
Shënues: 4' Rodriguez (P), 15' Rooney (M), 40'pII Tevez (M), 44'pII M. Gonzalez (P)
Të verdhë: Bruno Alves (P), Helton (P)