Rexhepi uron Shqipërinë për anëtarësimin në NATO
Shkup -Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ka uruar presidentin shqiptar Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli për anëtarësimin e shtetit shqiptar në NATO. Në urimin e tij Reis ul Ulema i BFI është shprehur se:”Shqipëria anëtare e plotfuqishme e Aleancës NATO paraqet sendërtimin e dëshirave dhe synimeve të të gjithë shqiptarëve, brenda apo jashtë kufijve gjeografik. Kënaqësia dhe gëzimi me këtë rast janë të paimagjinueshme dhe unë ju bashkëngjitem atyre në emrin tim personal sikur edhe në emrin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe të një milion besimtarëve myslimanë që janë pjesëtarë të saj.
“Uroj që nën udhëheqjen e juaj të urtë, Shqipëria dhe shqiptarët të vazhdojnë rrugën e sigurt drejtë familjes evropiane, njëkohësisht duke rrezatuar miqësi dhe dialog në rajon e më gjerë”, theksoi kryetari Rexhepi. Në vazhdën e këtij urimi kryetari i BFI shprehi që Shqipëria dhe populli i saj t`i realizojnë deri në fund objektivat e tyre, duke rrezatuar konstruktivitet e dialog në rajon.
“Stabiliteti dhe siguria e Shqipërisë si pjesë e strukturave euroatlantike, paraqet siguri dhe stabilitet edhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit Shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin urues të kreut të BFI-së në Maqedoni. ina