E Martë, 3 Nëntor 2026

Portofoli i kredisë për individët u rrit me 36 %

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Portofoli i kredisë për individët shënoi rritje gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për individë gjatë janar-shkurtit 2025 arriti në 20 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky tregues u rrit me 36 %, mbështetur kryesisht nga financimet për blerjen e pasurive të paluajtshme por dhe për konsum.

“Edhe tek individët rritja e kredisë ka ardhur në përqindjen më lartë, në monedhën vendase, ndërsa kjo rritje paraqitet e shpërndarë mes kredisë për blerje banesash dhe kredisë konsumatore”, njofton BSH-ja.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›