E Diel, 1 Nëntor 2026

Portreti/ Nobelisti shqiptar Ferid Murati shtrin humanizmin ne Ballkan

Fituesi i çmimit “Nobel” në mjekësi dhe fiziologji me prejardhje shqiptare dr. Ferid Murati ka pranuar zyrtarisht të jetë pjesë e komunitetit mjekësor shqiptaro-amerikan në SHBA. Kontaktet e tij me botën shqiptare më parë kanë qenë të pakta, por prezenca e tij nuk ka munguar, sidomos para disa vjetësh, pasi ai ka vizituar Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën, duke vendosur kontakte të mira me institucionet e atjeshme. Kontaktet e tij dhe lidhjet me shqiptarët shënuan një pikë kulminante më 21 mars 2009 - kur ai pranoi zyrtarisht titullin e kryetarit të nderit të Shoqatës Mjekësore Shqiptare-Amerikane. Dr. Ferid Murati, që jeton dhe vepron në SHBA, për herë të parë pranon të bëhet anëtar i një organizate mjekësore profesionale shqiptare-amerikane, duke pranuar kështu me shumë kënaqësi se ndihet i nderuar me titullin “Kryetar Nderi” i kësaj organizate. Dr. Ferid Muratit i janë dhënë tituj nderi nga shumë universitete dhe institucione prestigjioze akademike e shkencore nga SHBA-ja, Evropa dhe Azia. Ai ka lindur në vitin 1936 në Uiting të Indianës, në SHBA dhe tani jeton në Houston - Teksas. Origjina e tij është nga rrethi i Gostivarit, prej nga babai, i cili kishte emigruar nga fillimi i vitit 1900 në SHBA. Nobelisti me origjinë shqiptare, dr. Ferid Murati, punon në Departamentin e Biologjisë dhe Farmakologjisë në Universitetin e Teksasit. Ai u ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë që punojnë në fushën e mjekësisë në SHBA, të diplomuar dhe të trajnuar në shkolla dhe programe të akredituara të SHBA, Puerto Rico dhe Kanada, si dhe atyre që punojnë në fushën e kërkimeve shkencore në institucionet akademike mjekësore amerikane, të bashkohen me Shoqatën Mjekësore Shqiptaro-Amerikane dhe të kontribuojnë për Ballkanin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›