E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, ratifikohet Kompakti Fiskal

Portugalia, të premten, është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka ratifikuar traktatin për disiplinë buxhetore të bllokut të quajtur Kompakti Fiskal.

Parlamenti miratoi marrëveshjen me votat pro të koalicionit qeverisës dhe të socialistëve opozitarë, ndërsa kundër votuan partitë e ekstremit të majtë.

Kompakti Fiskal forcon kontrollin mbi financat publike dhe parasheh dënime për vendet që tejrrisin deficitet.

Atë e kanë nënshkruar 25 nga 27 vende të BE-së në samitin e marsit. Për të hyrë në fuqi, Kompakti duhet të ratifikohet nga të paktën 12 vende nënshkruese.

Portugalia është njëri nga 17 vendet e Eurozonës, të goditura rëndë nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›