E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Shmangie të incidenteve në veri të vendit

Kryeministri Hashim Thaçi ka thirrur sot në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Drews, zëvendës shefin e EULEX-it, Andy Sparkes, përfaqësuesin special të BE-së, njëkohësisht shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, si dhe zëvendësambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Michael Marfy, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Thaçi ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe shmangien e incidenteve ndëretnike në veri të Kosovës. Për të arritur këto objektive ai ka theksuar nevojën e rritjes së koordinimit dhe vendosmërisë së mekanizmave ndërkombëtarë e vendorë të sigurisë.

Të gjithë të pranishmit në takim dënuan ashpër aktin terrorist të javës së kaluar në Mitrovicë, në të cilin humbi jetën Selver Haradinaj. Po ashtu, u dakorduan për angazhimin e koordinuar që në veri të Kosovës të vendoset rendi e ligji, dhe në këtë mënyrë të hapet perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe e funksionimit demokratik të institucioneve legjitime edhe në atë pjesë të territorit të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›