Portugalia, Santos: Është faji im për humbjen

“Ronaldo? Ai ishte i zemëruar me lojtarin korean që e ofendoi dhe i kërkoi të largohej nga fusha. Ai u përgjigj, është krejtësisht normale”. Kështu Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, ka komentuar mosmarrëveshjen mes Cristiano Ronaldos dhe një kundërshtari korean gjatë ndeshjes së sotme në Kupën e Botës.
Duke komentuar humbjen e skuadrës së tij, Santos tha: “Ne humbëm intensitetin në pjesën e dytë në duele. Kundërshtari filloi të fitonte më shumë duele, në pjesën e dytë skuadra pati shumë ulje-ngritje. Gjërat nuk shkojnë mirë dhe përgjegjësia është e imja, sigurisht”.
Megjithatë, përpara fazës së 16-shes, Santos përfundoi: “Morali është i lartë dhe do të lëkundet pak, gjë që është normale. Ky grup është shumë i koncentruar dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi të njëjtë si deri më tani. Nuk mundemi kurrë të ngadalësojmë, në një Kupë Bote çdo kundërshtar është shumë i rrezikshëm”.