Portugalia dhe Bregu i Fildishtë ndajnë pikët

Portugalia dhe Bregu i Fildishtë kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Nelson Mandela Bay”.
Edhe pjesa e dytë është karakterizuar me raste të pavoltishme si nga njëra ashtu edhe nga ana tjetër.
Ndeshja tjetër në kuadër të këtij grupi zhvillohet në mes të Brazilit dhe Koresë Veriore në orën 20:30.
Pjesa e parë në mes të Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë ka përfunduar me rezultat 0 me 0.
Ndeshja është karakterzizuar me një lojë të shpejt ndërkaq rastin më ideal për të shënuar e patë Ronaldo i cili me një goditje nga 30 metra goditi shtyllën e portës së Bregut të Fildishtë.
Bregu i Fildishtë – Portugalia (16:00)
Grupi G i Kampionatit botëror 2010, i njohur si ‘Grupi i Vdekjes’, fillon me përballjen e fuqishme mes Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë nw stadiumin Nelson Mandela Bay në Port Elizabeth të martën.
Të dyja ekipet pritet të luftojnë mes vete për kualifikim në rrethin e dytë, prapa Brazilit. Shumëkush pret që kjo të jetë ndeshja më interesante deri më tani, duke pasur parasysh kualitet e përgjithshme të dyja ekipeve.
Në fushën afrikane. Bregu i Fildishtë do të ketë përkrahje më të madhe, edhe pse do të jenë të mangët në mungesë të sulmuesit kryesor Didier Drogba, i cili pësoi frakturë në dorën e djathtë gjatë ndeshjes përgatitore kundër Japonisë.
Për sulmuesin e Chelseas fillimisht thuhej se nuk do të jetë në gjendje të luajë në Botëror, mirëpo duket se ai do të rikuperohet për t’u paraqitur së paku në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Portugalia do të mbështetet në Cristiano Ronaldon, t’i udhëheqë drejt një fitoreje që mund të jetë vendimtare për kualifikim në rrethin e dytë.