E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia kontribuon ne sigurine e Kosoves

Portugalia do te vazhdoje kontributin e saj ne forcimin dhe ngritjen e Forces se Sigurise se Kosoves, permes trupave te KFOR-it, trajnimeve dhe donacioneve te ndryshme. Keshtu premtoi ministri i Mbrojtjes se Portugalise, Nunjo Severiano Teixeira, pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me ministrin e FSK-se Fehmi Mujota. Ndersa ministri Mujota theksoi se deri ne fund te vitit do te emerohet komandanti i Forces se Sigurise se Kosoves. Ministri i Mbrojtjes se Portugalise, Nunjo Severiano Teixeira, i cili ka vizituar Kosoven, eshte pritur nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i FSK-se Fehmi Mujota. Sejdiu e çmoi larte kontributin e Portugalise si ne aspektin e sigurise ashtu edhe ne ate te proceseve politike neper te cilat ka kaluar Kosova. Presidenti Sejdiu gjithashtu ka falenderuar ministrin portugez per kontributin qe ka dhene Portugalia per Kosoven. Kjo eshte vizita e pare e ministrit te Mbrojtjes se Portugalise ne vendin tone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›