Trafikante shqiptare arrestohen ne Itali
Policia italiane goditi sot nje tjeter rrjet te trafikut nderkombetar te droges. 31 persona, mes te cileve edhe disa shtetas shqiptare u arrestuan ne disa qytete te Italise se Veriut. Ata akuzohen per trafik lendesh narkotike, qe vinte nga Holanda, por edhe Belgjika. Arrestimet u kryen ne Milano, Komo, Kremona, Novara, Livorno dhe ne Verona. Grupi perbehej edhe nga shtetas italiane dhe nga Afrika Veriore. Policia zbuloi menyren sesi funksiononte organizata, qe nga hyrja e droges ne Itali, deri tek shperndarja e lendeve narkotike. Organet e policise italine te luftes kunder droges i kishin nisur hetimet qe ne vitin 2006, pas arrestimit te nje shperndaresi droge. Ky eshte aksioni i dyte Brenda javes te kryer nga autoritetet italiane. Vetem pak dite me pare u arrestua nje tjeter grup me qender ne Firence.