Partia Demokratike zgjedh kryetarin e ri pritet emri i fituesit
Komisioni Qendror i zgjedhjeve te PD-se nisi sot rreth orës 03:30 minuta numërimin e votave. Ka qene kutia e Sarandes ajo qe u be shkak per nisjen ne kete ore te procesit te numerimit. Pritet emri i fituesit te kesaj gare.
Mbyllet procesi i votimit
Procesi i votimit per zgjedhjen e kryetarit te ri te PD është mbyllur në te gjithe vendin. Ai nisi në orën 8.00 ndersa ishin marre masa per te garantuar votimin e cdo anetari edhe ne zonat e thella. Informacionet lokale treguan per nje pjesemarrje te mire qe ne oret e para. Ne fillim te procesit pati disa ankesa per ata qe nuk gjenin emrin ne listat e antaresimit, por qe me pas u zgjidhen per te vijuar normalisht votimi. Mbi 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votuan për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri.
Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD 105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike me kartën dixhitale në dorë shoqëruar me paspaortë biometrike apo kartë identiteti iu drejtuan kutive të votimit për të zgjëdhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri. Një ndër 54 qendrat e votimit u vendos në Partinë Demokratike, ku do votonin edhe deputete apo anëtarët e Këshillit Kombëtar. Edhe këtu si në disa qendra të tjera pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit, por nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli procesi u vlerësua si dinjitoz dhe standard në politikën shqiptare. Votën e tij kandidati tjetër Sokol Olldashi vendosi ta japë rreth orës 19, në minutat e fundit para mbylljes që procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarësisë të ketë bërë zgjedhjen e saj. Numërimi i fletëve të votimit nis pasi të mbërrijnë në Tiranë të gjitha kutitë e rretheve. Në hollin e Pallatit të Kongresve do të ngrihen dhjetë grupe numërimi me nga katër anëtarë.
Basha voton në garën e brendshme të PD Pasi votoi në selinë e Partisë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, kandidati Lulzim Basha, vlerësoi garën e brendshme si një vlerë të demokracisë. “Falenderoj militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në fushatë dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjen e kryetarit të partisë më të madhe në vend. Me këto zgjedhje ne i tregojmë mirë shqiptarëve por edhe kundërshtarëve tanë politik se ne dimë të mbrojmë më mirë vlerat e demokracisë, e gjithëpërfshirjes, vlerat e votës dhe të shprehjes me votë të këtij procesi”- tha Basha.
Berisha: Sot ditë historike për demokratët “Kjo është një ditë historike për Partinë Demokratike pasi për herë të parë në historinë e saj zgjedh bazuar në parimin më demokratik “një anëtar një votë” kryetarin e saj të ri. Është një rast i shkëlqyer për tu përcjellë përshëndetjet e përzemërta të gjithë anëtarëve të PD-së për mënyrën e civilizuar me të cilën ndoqën dhe respektuan garën e hapur për kryetar partie. Dua ti siguroj se do të jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka për një fillim të ri të fuqishëm të shndërroj garën e saj të parë për një fitore të thellë” theksoi Berisha. “Te dashur miq, sot dite vertet historike per PD! Ne, anëtaret e saj, do zgjedhim per here te pare ne historine tone, por dhe te vendit, me nje gare te vertet me parimin "nje anëtar nje vote", Kryetarin e ri te PD. Rrofte Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj”- shkruan kryeministri Berisha.
Olldashi falenderon të gjithë anëtarët që morën pjesë në proces
Votën e tij kandidati tjetër Sokol Olldashi vendosi ta japë rreth orës 19, në minutat e fundit para mbylljes së procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarësisë kishte bërë zgjedhjen e saj. Në fund të ditës së votimit koha ka qenë e mjaftueshme për të kosntatura mangësitë e procesit. E para është ekzistenca e një numri serial në fletën e votimit, çka me sa duket e bën lehtësisht të identifikueshëm votën e anëtarit, Olldashi e bën publik. “Procesi i votimit ne PD u mbyll. Votova me fletën nr 040213”, vlerësoi ai. Shumë anëtarë nuk votuan dot, Olldashi hedh dyshime mbi listën e Tiranës “U shpreh mirenjohjen time te gjithe demokrateve qe moren pjese ne votim. U kerkoj ndjese atyre mijera demokrateve qe nuk votuan dot, sepse nuk gjeten emrin ne liste. Ky eshte nje problem, permasen e te cilit e kam patur te panjohur, pasi, per asnje moment nuk pata ne dispozicion listen e votuesve. Duke ditur qe ne Tirane kishte nje shtese prej rreth 2500 personash, mendova se ishte pikerisht ky kontigjent. Mesa duket paska qene nje kontigjent tjeter, qe mbetet per t'u pare c'eshte”, u shpreh Olldashi. I quan probleme, ndonëse pa ndikim në rezultat. “Keto jane probleme qe nuk kane lidhje me rezultatin, por mbeten probleme edhe nese nga kutite raporti i votave del 90 me 10 per Sokol Olldashin”, tha ai. Konstaton se nuk ka pasur vetëm një rival përballë, por disa. “U uroj suksese te gjithe kandidateve rivale”, deklaroi Olldashi në prononcimin e tij për shtyp pas votimit në selinë e PD.