Portugalia si Greqia falimenton nese smerr ndihme

Një ditë më parë dukej sikur vendimi ishte marrë, por Greqisë së zhytur në borxhe do t’i duhet të presë një javë para se të jetë e sigurt për alokimin e këstit prej 8 miliardë dollarësh. Inspektorët e trojkës BE-FMN e BCE do të kthehen sërish në Athinë javën e ardhshme. Kështu u vendos gjatë videokonferencës të mbajtur një ditë më parë.
Gjatë konsultimeve telefonike janë bërë përparime, deklaroi Komisioni i BE-së. Ngjashëm u shpreh edhe Ministria greke e Financave. Misioni i ashtuquajtur i trojkës u anulua papritur në fillim të shtatorit për shkak se ekspertët i vlerësuan përpjekjet e qeverisë grekë në përmbushjen e detyrimeve për kursime, si të pamjaftueshme. Një votim pozitiv i delgacionit është kusht për lëvrimin e ndihmave të tjera në miliarda për Greqinë. Pa këto ndihma vendi në tetor nuk është në gjendje të paguajë dhe kërcënënohet nga falimentimi.
Edhe Portugalia është si Greqia - pa mbështetje shkon drejt falimentimit. Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho paralajmëroi për rrezikun e pasojave të një falimentimi të mundshëm të shtetit. Që kjo të mos ndodhë, edhe Portugalisë i nevojiten ndihma të reja financiare, tha Passos Coelho në televizionin portugez. Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e tij për masat e kursimeve të rëna dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vendi i tij duhet ti përmbahet "ekzakt" marrëveshjes. Portugalia e përfshirë nga borxhet e mëdha kishte marrë në maj miratimin e një kredie prej 78 miliardë euro. Polemikat mbi politikën e reformave dhe të kursimeve të detyruara e çuan vendin në zgjedhje të parakohshme.
Delina Bitraku