Kampionati francez Lile ndalet serish

Mbrojtja e titullit kampion është kthyer në një mision të vështirë për Lille, e cila ka regjistruar një tjetër ndalesë në javën e shtatë të kampionatit francez. Kampionët në fuqi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Bordo, por mund të kishte shkuar më keq për skuadrën e drejtuar nga Rudi Garcia. Vendasit shënuan të parët me Diabate, i cili në minutën e 8-të do të ktyhente në gol një 11-metërsh.
Megjithë përpjekjet për të barazuar Lille nuk do të arrinte të shënonte, megjithëse loja e saj nuk do të ngjitej mbi nivelin mesatar. Pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë minimale të Bordo, ndërsa me rikthimin në fushë miqtë do të barazonin shifrat në minutën e 57-të. Edhe një herë vendimtare do të ishte dyshja Jo Cole dhe Eden Hazard, me këtë të fundit që do të finalizonte një aksion të mesfushorit anglez. Goli i Lille do të ndizte sfidën, ndërsa skuadrat do të bëheshin më agressive në lojën e tyre. Rastet për shënim nuk do të mungonin, por futbollistët do të sfumonin në mënyrë konstante aksionet për gol, duke ndarë në fund nga një pikë në javën e shtatë të Ligës 1. Pas këtij barazimi, Lille është ngjitur në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt të renditjes, por diferenca me kryesuesit e Lionit mund të thellohet më tej, pasi ky i fundit ka një ndeshje më pak.
Nertan Prifti