E Shtunë, 31 Tetor 2026

”Poshtë narkoshteti”/ Nis mbledhja e protestuesve pranë Kuvendit

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare.
Protestuesit kanë nisur të shprehin kundërshtimin e tyre për zhvillimet politike dhe reformën territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie në zonën përreth Kuvendit, ndërsa barriera metalike janë vendosur përpara godinës për të kufizuar afrimin e protestuesve. Forca të shumta policie ndodhen gjithashtu në terren.Numri i forcave të rendit në këtë protestë është rritur me rreth 1500 efektivë në gadishmëri. Ndërkohë që as PD as qytrtarët nuk kanë njoftuar zyrtarisht në polici për protestën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›