Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të PS, Rama urdhër të prerë anëtarëve të PS: Të gjithë të votojnë “pro”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite është edhe reforma territoriale. Sipas informacioneve, gjatë mbledhjes Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që të votojnë pro reformës territoriale, duke kërkuar që i gjithë grupi parlamentar të jetë në unison në votim. Mësohet se kreu i qeverisë ka mbajtur një qëndrim të prerë për miratimin e reformës dhe ka kërkuar pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve të PS në seancën plenare.