Posta Shqiptare, 20 mijë euro dhe 1.9 milionë lekë për familjet e përmbytura
Ofrohen edhe 10 automjete për ndihmë, drejtori Arqile Gorea: Ndërkohë e gjithë infrastruktura e kompanisë prej 551 zyrash në çdo skaj të vendit do të jetë në shërbim të Shtabit të Emergjencës Tiranë, 8 Janar NOA - Posta Shqiptare duke u solidarizuar me familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore e përmbytjes në Lezhë dhe si pasojë e shirave të shumtë që kanë rënë ditët e fundit dhe derdhjes së ujit të hidrocentraleve ka vendosur të solidarizohet jo vetëm duke kontribuar financiarisht dhe në mjete transporti.
Duke ndjekur nga afër situatën dhe qenë në gatishmëri të plotë Posta Shqiptare ka konkretizuar menjëherë ndihmën e saj për banorët e zonës, kjo në kuadrin e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe qendrore. Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka vendosur që të akordojë 20 mijë euro nga buxheti i saj në numrat e llogarisë të hapura nga Komiteti i Emergjencës Civile. Por nismës së drejtorisë së Përgjithshme i janë përgjigjur dhe punonjësit e sistemit postar të cilët kanë vendosur të derdhin në këtë llogari bankare kontributin e tyre. Shuma e kontributit ndonëse modeste duke pasur parasysh numrin prej 2234 punonjësit të kompanisë do të jetë një donacion mjaft i rëndësishëm që do tu nevojitet autoriteteve për të iu ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Ndihma e kompanisë lider në tregun e shërbimeve postare nuk është mjaftuar me kaq. Drejtoria ka vendosur që të vërë në dispozicion të Shtabit të Emergjencave Civile 551 zyrat postare dhe 10 mjete transporti si dhe gjithë infrastrukturën e saj e vë në shërbim duke pranuar çdo lloj ndihme. Drejtuesit e Postës Shqiptare thanë se po ndjekin me shqetësim situatën dhe urojnë që banorët e zonave të përmbytura në Shkodër dhe Lezhë ti kthehet sa më shpejt normalitetit. Posta Shqiptare i bashkëngjitet përpjekjeve të përbashkëta për ndërhyrjen në kohë dhe mbajtjes nën kontroll të situatës por veçanërisht ata forcat e policisë dhe ushtrisë, punonjësit e hidrocentraleve dhe të shëndetësisë që janë të mobilizuar maksimalisht për të përballuar sa më mirë këtë situatë emergjence në të cilën ndodhen zonat e përmbytura. Kjo sepse të gjithë janë të motivuar dhe po tregojnë përkushtim për të bërë të pamundurën në evakuimin e të gjithë banorëve pavarësisht se disa prej tyre nuk pranuan fillimit të largohen për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Sakaq, drejtuesit e Postës Shqiptare iu bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet si bashkia Shkodër, komuna Dajç, Ana e Malit, Velipojë, Berdicë, Gur i Zi, Bushat etj, që tu përgjigjen në kohë thirrjes së autoriteteve për evakuimin nga shtëpitë e tyre me qëllim që të mos humbet asnjë jetë njeriu. r.b/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Kërkesa e Shqipërisë pranohet nga BE, vijnë 7 ekspertë të Brukselit Komuniteti Mysliman: SOS përmbytjet, të nisë fushatë ndihmash Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, sbëhet politikë me të tilla ngjarje Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike