Punonjës të Kryqit të Kuq Shqiptar gjenden në Shkodër

Tiranë, 8 Janar NOA - Në ndjekje të situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të fundit në qarkun e Shkodrës, Kryqi i Kuq Shqiptar lëshoi sot një apel ndihme pranë Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe për rreth 2.200 familje. Ndihma do të konsistojë në pako ushqimore, materiale higjienike dhe batanije me një vlerë prej rreth 10.000 lekësh (të reja).
Duke parë në perspektivë nevojat që do të paraqiten për higjienën në përgjithësi, krahas shpërndarjes së materialeve higjienike për çdo familje, Kryqi i Kuq Shqiptar do të zhvillojë edhe një projekt për higjienën në komunitet dhe atë personale. Ndërkohë, Artur Katuçi, Koordinator i komunikimit me publikun tha sonte për agjencinë NOA se Kryqi i kuq Shqiptar ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për kategoritë më në nevojë. Kështu sot dega e Kryqit të Kuq Shkodër ka shpërndarë ushqime dhe materiale higjienike për 11 familje të strehuara në një repart ushtarak në fshatin Rrenc dhe kite higjienike për 26 familje të strehuara në konviktin e shkollës së mesme industriale Arben Broci në Shkodër. e.r/NOA Më shumë mbi argumentin e ditës: Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, sbëhet politikë me të tilla ngjarje Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike