Posta Shqiptare do ofroje internet falas ne 550 zyrat e saj ne te gjithe vendin
Kryeministri Berisha Qeveria do te mbeshtese cdo perpjekje per sherbimet me te mira dhe me te lira per qytetaret
Kryeministri Berisha mori pjese sot ne inaugurimin e projektit Internet falas nepermjet Postes Shqiptare ne cdo skaj te Shqiperise. Ky projekt do te ofroje per qytetaret ne mbare vendin nepermjet internetit sherbime te reja ne zyrat e Postes Shqiptare duke lehtesuar ndjeshem komunikimin mes njerezve. Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh se inaugurimi i projektit te internetit ne cdo zyre poste ne te kater anet e vendit eshte nje ngjarje e madhe ne historine e perpjekjes se qeverise per lsquoShqiperine Dixhitale. Duke pergezuar drejtuesit dhe punonjesit e Postes Shqiptare per kete arritje Kryeministri Berisha vleresoi faktin se brenda nje harku kohor te shkurter jane realizuar ndryshime thelbesore ne funksionimin dhe sherbimet e Postes Shqiptare. Me kuraje guxim dhe vizion ju ja dolet te shnderroni kete sherbim qe 5 vite me pare ishte teresisht i falimentuar ne nje sherbim te vleresuar dhe shume te rendesishem per mbare qytetaret e vendit u shpreh kryeministri.
Duke theksuar se interesi me madhor eshte sherbime me te mira dhe me te lira per qytetaret shqiptare Kryeministri garantoi se qeveria do te mbeshtese cdo perpjekje per te ecur ne kete moto.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh Inaugurimi sot i projektit te internetit ne cdo zyre poste ne kete kater anet e vendit eshte nje ngjarje e madhe ne historine e perpjekjes sone per Shqiperine Dixhitale. Une ju pergezoj ju shume perzemersisht sepse ju keni arritur ne nje hark kohor te shkurter te realizoni ndryshime thelbesore ne Posten shqiptare funksionimin dhe sherbimet e saj. Me kuraje guxim dhe vizion ju ja dolet te shnderroni kete sherbim i cili 5 vite me pare ishte teresisht i falimentuar ne nje sherbim te vleresuar dhe shume te rendesishem per mbare qytetaret e vendit. Komunikimi eshte bere sot nje nevoje absolutisht nga me jetiket per njeriun modern. Eumlshte shnderruar ne nje prej nevojave me kryesore te qenies njerezore. Pikerisht per kete arsye qeveria ne vitin 2005 shpalli Shqiperine dixhitale si njerin prej objektivave me madhore te saj dhe e shpalli ne nje kohe kur realisht ky motiv tingellonte qesharak. Tingellonte i tille per burokratet sepse ne vitin 2005 shkalla e penetrimit te internetit ne kete vend ishte gjithsej 4.8 . Por nuk ishte kjo nje pengese per te shpallur me guxim nje alternative e cila do te behej transformuese ne kete vend. Ata te rinj te cilet ne komunen e Ungreit falenderuan qeverine per kete nisme dua ti siguroj se ata dhe mbi te gjithe ata te rinjte dhe te rejat e ketij vendi kane qene frymezimi kryesor i qeverise per kete nisme. Ata jane mosha biologjike dixhitale e ketij vendi. Ne po ndertojme moshen teknologjike dixhitale te ketij vendi per hir te tyre mbi te gjitha per ta sepse duke u dhene atyre ne dore keto mundesi komunikimi kam bindjen se ata do te bejne kete vend te vrapoje dhe te fluturoje drejt te ardhmes se tij. Ky projekt i Postes Shqiptare ka nje rendesi kapitale per sherbimet ndaj qytetareve. Para disa ditesh nje zgjedhes i imi me shume te drejte do me ankohej duke me thene se nuk merrnin dot nje dokument pasi duhet ti merrnin ne Tirane ose disa te tjera ne Durres. Por imagjinoni ju qytetarin e Konispolit qe duhet te marre nje dokument ne Vlore apo qytetarin e Tropojes qe duhet ta marre ne Kukes qytetarin e Vermoshit qe duhet te zbrese ne Shkoder pra se cfare mundi i pamerituar eshte per keta burra e gra cfare shpenzimi i pamerituar eshte per ta per te marre nje dokument te kesaj administrate. Ndaj dhe ne ketu kemi hedhur bazat e ONE Stop Shop per te gjitha sherbimet qe kane nevoje qytetaret shqiptare per te gjitha dokumentet. Ne po punojme per data base kombetar dhe keto do te jene sportelet ne Ungrej ne Frasher ne Dukagjin apo kudo qe te ndodhen nuk do te bejne me dhjetera apo ndonjehere dhe qindra kilometra rruge per te marre nje shkrese me nje vule. Do ta terheqe ne kompjuterin e postes se vet e zyres se vet dhe kjo eshte forma me e shkelqyer me transparente dhe me antikorruptive e sherbimeve qe ne ju garantojme qytetareve. Zoti Gorea kapitalizmi eshte sistemi i fitimit por dhe i gares se mrekullueshme te sherbimeve me te mira. Sot ne sistemin kapitalist boteror ekziston nje revolucion dhe ky revolucion eshte revolucioni i sherbimeve dmth e drejta e qytetarit per te zgjedhur sherbimet me te mira. Ndaj dhe uroj dhe deshiroj qe ne kete gare dhe ne kete konkurrence Posta Shqiptare te qendroje ne krye te suksesit. Nuk mund te mohohet se interesi yne eshte sherbime me te mira dhe me te lira per qytetaret shqiptare. Une ju garantoj ju se qeveria do te mbeshtese cdo perpjekje tuajen per te ecur ne kete moto. Sot pas 5 vitesh shkalla e penetrimit te internetit ne shoqerine shqiptare eshte rreth 50 .
Dy jane arritjet me madhore te ketij vendi turizmi qe u mbidhjetefishua perdorimi i internetit ne nje hark kohor 5 vjecar u mbidhjetefishua por ajo qe eshte pozitive jashtezakonisht e gezueshme eshte se absolutisht ky vend me kete strukture moshore te popullates do te jete e afert dita kur te dale ne catine e botes dhe te kete nje nga perqindjet me te larta ne bote per perdorimin e internetit. Jemi kombi me i ri ndonese kjo nuk do te thote qe te moshuarit te mos i kthehen kompjuterit por qeveria po punon per internet me bande super te gjere dhe brenda dy viteve shqiptaret do te jene ata qytetare ne Evrope qe do te mund te furnizohen me banden me super te gjere te internetit. Me vonese por me sukses te plote u licencua 3G e pare e cila permireson ne menyre substanciale furnizimin me internet. Po ecet drejt data base kombetar. Ne Ungrej me beri pershtypje se infrastruktura dixhitale ishte para infrastruktures fizike rrugore. Rruga ishte e pashtruar por kompjuteri atje funksiononte. Une mendoj se keto dy perparesi madhore qe percaktuam infrastrukturen rrugore infrastrukturen dixhitale kane qene dhe jane perzgjedhjet me te goditura dhe ne nuk do te ndalemi ne keto perpjekje deri sa shqiptaret te kene infrastrukturen rrugore me moderne ne rajon dhe nder me modernet ne Evrope. Nuk do te ndalemi deri sa shqiptaret te kene shkallen e penetrimit te internetit nder me te lartat ne bote.
...