Posti i sekretarit te Jashtem, Obama takon Clinton

Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar takime me dy nga personat, qe shihen si kandidate te mundshem per postin e sekretarit te Shtetit.
Obama pati biseda me senatoren Hillary Clinton dhe guvernatorin e New Mexico, Bill Richardson. Burime prane Clintonit gjate 24 oreve te fundit kane thene se senatorja po mendohet nese mund te sherbeje ne administraten e re.
Nuk dihet ende vendimi qe ka mare ajo, por disa burime thane se Hillary u largua me pershtypjet se nese i intereson posti, ai do te jete i saj.
Por me interes shihet edhe figura e Richardson, qe njihet per pervojen ne politiken e jashtme, si ish perfaqesues i perhershem ne Keshillin e Sigurimit.