E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Potenciali i shqiptarëve përfaqësohet në Institutin "Wilson"

Është gjithmonë e vështirë
t‘i refuzosh një ftesë
për të vizituar Institutin
Arsimor "Wilson",
veçanërisht këto ditë pranvere,
pasi aty mrekullohesh nga kombinimi
perfekt mes bukurisë që
ka falur natyra dhe investimit të
guximshëm për ngritjen e kësaj
dallëndysheje, nga të parat e
arsimit privat shqiptar. "Wilson"
zgjon e i jep jetë kësaj perle të natyrës
për të kundruar e shijuar një
vlerë turistike më tepër. Hyjmë
në mjediset e brendshme, ku hijeshia
arkitekturore, komoditeti,
pastërtia, automatizimi i fjalës së
fundit dhe mbi të gjitha disiplina,
të prezantojnë imazhin e një
shkolle që të imponon respekt
për gjithshka, deri edhe për mikpritësin
xhentil, Administratorin
e Institutit Arsimor "Wilson", Z.
Lulzim Masha.
Festimet
Si asnjëherë tjetër "Java Amerikane",
një traditë disa vjeçare
e krijuar në Institutin "Wilson",
mblodhi ditët e para të Majit :
nxënës, mësues, prindër, biznesmenë,
deputetë, diplomatë
të huaj e vëndas për të kaluar së
bashku çaste vërtet të paharrueshme.
Thelbi i veprimtarive të
kësaj jave do të ishte njohja dhe
perceptimi më nga afër i kulturës
amerikane, veprimtari këto që
do të kishin natyrë mësimore,
argëtuese dhe sportive. Në një
prej këtyre ditëve, më 7 Maj,
mes wilsonasve do të vinte edhe
Ambasadori amerikan në Tiranë
John Withers.
Para vizitorëve të shumtë
shfaqen godinat shkollore, ku
japin mësim 76 mësues të të
gjitha specialitetevë dhe ku studojnë
560 nxënës, duke nisur
nga parashkollorët e deri te cikli
i mesëm; shfaqen fushat sportive
të basketbollit, volejbollit, tenisit
, minifutbollit, kinoteatri, pishinat.
Mbetet unikal ky kombinim,
ku bukuria e natyrës gërshetohet
me edukimin shkollor. Në një pozicion
të dukshëm, me gërma të
mëdha është shkruar në anglisht :
"America-Albania, building bridges
between"("Amerikë-Shqipëri,
ndërtimi i urave lidhëse"). Diku
më tej: "Learning the american
way"(Të mësosh sipas mënyrës
amerikane"). Ora 11.00. Automjetet
e ambasadës amerikane, pasi
kanë përshkuar brenda disa
minutave rrugën nga Varrezat
e Dëshmorëve në drejtim të
Saukut të Vjetër, i afrohen fundit
të Parkut të Madh në pjesën Juglindore
të tij, për t‘u ndalur në
Institutin Arsimor "Wilson". Në
hyrje të institutit, Ambasadori
Withers pritet nga administratori
Lulzim Masha dhe e shoqja e tij,
Fatime Masha, drejtori i shkollës
Dilaver Koçiu dhe pedagogë të
Departamentit të Kulturës Amerikane.
"Mirëserdhe ambasadori
Withers!". Një një tufë me lule
për përfaqësuesin më të lartë të
qeverisë së SHBA-së në Shqipëri.
Një grup vajzash kërcejnë nën
ritmin e muzikës amerikane,
diku më tej zhvillohen lojra të ndryshme
sportive. Pas ekzekutimit
të himneve kombëtare të të dy
vëndeve nis ceremoniali i vizitave
në mjediset shkollore.
Vizita
Nën këtë atmosferë ngazëllyese,
Withers viziton fillimisht
një ekspozitë fotografike nga
"Potenciali i shqiptarëve
përfaqësohet në Institutin "Wilson"
jeta në Institutin "Wilson" për t‘u
ndalur, më pas, në klasën e dytë
të ciklit fillor, ku një pedagoge
amerikane zhvillon mësimin në
gjuhën angleze. Interpretimi dhe
niveli i fëmijëve janë surpziza e
momentit për vizitorët. Në laboratorin
e fizikës, ambasadori
amerikan u thotë nxënësve " Në
rininë time, nuk isha shumë i
mirë në këtë lëndë dhe tani dua
që ju të më mësoni ato që s‘i
pata mësuar mirë atëherë". Prej
këndej ambasadori amerikan
drejtohet për në Kinoteatrin 380
vëndesh të Institutit, të mbushur
plot e përplot. "Babai im i vuri
kësaj shkolle emrin "Wilson"
në shenjë mirënjohje të asaj që
Presidenti i 28 i SHBA-së bëri për
Shqipërinë" dhe se donte t‘i jepte
asaj karakterin e fortë dhe dinamik
të këtij burri të madh shteti".
Kështu u shpreh, ndër të tjera,
në fjalën e tij përshëndetëse, Zv/
Administratori i këtij Instituti
Z. Adrian Masha. Me interes nga
të pranishmit u prit përshkrimi
që studentja Kristilda Fana i bëri
i jetës dhe karrierës poltike të
ambasadorit amerikan në Tiranë.
Çfarë tha ambasadori
Withers ?
"Do të desha të thoshja disa
fjalë dhe gjithashtu të dëgjoja
mendimet tuaja. Mendoj se
ardhmëria e Shqipërisë është
këtu, në këto dhoma, potenciali
i shqiptarëve përfaqësohet në
këtë shkollë". Ishin këto disa nga
fjalët e ambasadorit amerikan në
Tiranë dhe që çuan peshë zemrat
e wilsonasve. Widhers u ndal
në vazhdim në perspektivën e
popullit shqiptar, që sikundër u
shpreh ai, është e shkëlqyer. Duke
u ndalur te pozicioni i favorshëm
gjeografik i vendit tonë, ai theksoi
se shumë vënde të Ballkanit
Perëndimor do të dëshironin të
kishin marrëdhënie me Shqipërinë,
pikërisht për këtë shkak.
Në vazhdim, ambasadori iu përgjigj
pyetjeve të wilsonasve të pranishëm
në sallë dhe zhvilloi me
ta një bashkëbisedim të ngrohtë.
Dy këngë të këngëtares brilante
shqiptare, Greta Koçi, maturante
e Institutit "Wilson", ndezën edhe
më tepër atmosferën e këtij takimi
mbresëlënës. "Simply the Best"
dhe "Shkolla Wilson"u shoqëruan
në kor edhe nga të pranishmit në
sallë, çka shënoi edhe fundin e
kësaj dite të paharrueshme për të
gjithë pjesëmarrësit:
Çfarë veprimtarish u organizuan
gjatë ditëve të
"Java Amerikane"
Dita e parë-4 Maj
* Prezantohen projekte të
nxënësve që përshkruajnë lidhjen
mes kombit shqiptar dhe
amerikan, ndihmën e SHBA-së
për pavarësinë e Kosovës si dhe
sfidat e demokracisë në botë dhe
në Shqipëri.
* Shfaqet filmi amerikan "Libri
i sekreteve", me aktor protagonist
Nicholas Cage, që ka në
fokus investigimin mbi vrasjen
e Presidentit të shquar amerikan
Abraham Linkoln.
Dita e dytë-5 Maj
* Në sallën e kinoteatrit me 380
vënde, 4 pedagogë amerikanë,
pjesë e stafit të shkollës, ngjiten
në skenë dhe japin përshtypjet e
tyre për Institutin "Wilson" dhe se
çfarë ndryshimesh mendojnë ata
se duhet të bëhen vitin pasardhës.
* Zgjidhja e një "Quiz"-i vë
përballë djemtë kundër vajzave.
Përmbajtja e tij është marrë nga
lënda "Studime Amerikane", që
prej tre vjetësh jepet në ciklin e mesëm
të kësaj shkolle dhe që studjon
mënyrën amerikane të të jetuarit
Dita e tretë-6 Maj
* Kjo ishte dita e të ftuarit
special, i konsideruar si i ftuari
surprizë. Kësaj radhe i ftuari ishte
vetë Presidenti i 28-të i SHBA-së,
Woorow Wilson. Nxnësit zbuluan
se pas kësaj figure të madhe,
fshihej profesori i Departamentit
të Kulturës Amerikane, Jerry
Mason.
* Nëpërmjet bustit të ngritur
në hyrje të shkollës, në pozicionin
e një gjyshi, Presidenti
Wilson u jep disa këshilla
nxënësve(nipërve të tij).
Dita e katërt
* Institutin e nderon me pjesëmarrjen
e tij ambasadori amerikan
në Tiranë, John Withers, i
cili viziton mjediset e shkollës,
befasohet nga arritjet e saj dhe
flet për perspektivën e shkëlqyer
të Shqipërisë.
Dita e pestë
* Transmetohet muzikë amerikane
si dhe serviret një vakt
ushqimi amerikan "chocolate
chip cookie"
*Shpërndahen çmime për
projektet më të mira
Kush është
Woodrow Wilson
Ka qenë Presidenti i 28-të
i SHBA-së në vitet 1913-1921.
Më 1920 u nderua me çmimin
"Nobel" për Paqen. Është nga
themeluesit e Lidhjes së Kombeve.
Është i njohur dhe për
kontributin e dhënë në favor të
çështjes shqiptare duke mbrojtur
të drejtën e tij të ligjshme për
vetëvendosje, kur Fuqitë e Mëdha
donin ta coptonin Shqipërinë
Jeta në Institut
Nis mëngjesin e të Hënës, me
ceremoninë e ngritjes së flamurit,
nën ritmin e Himnit Kombëtar,
dhe përfundon të Premten, zakonisht
me veprimtari sportive.
Dita mësimore për shkollën e
mesme fillon në orën 8:00 dhe
përfundon në orën 14:30; ndërsa
për nxënësit e shkollës 9-vjeçare
nis në orën 9:00 dhe përfundon
në 15:15. Në mesin e ditës mësimore
nxënësit marrin drekën,
pas të cilës vijojnë edhe një ose
dy orë të tjera mësimi. Nxënësit
e 9-vjeçares kanë kohë për të
plotësuar disa nga detyrat për
ditën e nesërme.

Drejtori
Dilaver Koçiu :
"Wilson", sfida
e së ardhmes

Hapi i parë i rëndësishëm
në jetë për fëmijët është
edukimi parashkollor
dhe këtë mundësi për të jetuar
mes gjelbërimit të pemëve, ajrit
të freskët, sigurisë dhe kushteve
komode, atyre uia krijon Instituti
"Wilson". Sipas drejtorit Dilaver
Koçiu, për të gjithë nxënësit e
sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm,
shkolla garanton edukim të
shanseve të barabarta dhe mundësi
të pafundme që secili të arrijë
potencialin e tij të vërtetë.
Z. Dilaver, le ta nisim intervistën
me kushtet që instituti u
ofron parashkollorëve...
Për të nisur një cikël arsimor
bazat duhet të jenë te parashkollorët,
të cilët në institutin tonë
gjejnë të gjithë kushtet mësimore
e argëtuese. Në dispozicion të
tyre janë lodrat, fushat sportive,
pishinën verore, ku organizohen
orët mësimore. Ky argëtim
gërshetohet me një kurrikulum
të ndërtuar me kujdes, ku përfshihet
programi i përcaktuar nga
Ministria e Arsimit dhe shtojca,
siç janë : programi shtesë për
veprimtari gjuhësore e matematikore,
zhvillimi i dansit, zhvillimi
i kompjuterit në salla të ngritura
enkas brenda kopështit. Ndihmës
për këtë është edhe stafi pedagogjik,
i cili është i specializuar
në fushat përkatëse për edukimin
e fëmijëve parashkollorë.
Këto qendra argëtimi brenda e
jashtë shkollës krijojnë një mjedis
shoqëror të përshtatshëm
për edukimin e mirë, jo vetëm
të parashkollorëve, por edhe
për nxënësit e cikleve të tjerë të
shkollës..
Të ndalemi më konkretisht
në ciklet e tjerë, çfarë risish zbatohen
këtu?
Në Ciklin e Ulët, nga klasa e
parë deri në të pestën, prveç programit
të miratuar nga MASH,
fëmijët pasqyrojnë punën në
grupe dhe me projekte në lëndë
të ndryshme. Nga ana tjetër,
mësimi i anglishtes zhvillohet
çdo ditë në të gjitha klasat me
mësues amerikanë. Më tej akoma,
lëndët : Edukim Muzikor,
Edukim Figurativ dhe Dans
bëhen nga specialistë përkatës,
si kopozitorë, piktorë dhe mësues
baleti, me përvojë në fushat
e tyre. Mjediset, me klasa deri
20 nxënës, janë të organizuar
sipas një koncepti që mundëson
mësimdhënie dhe nxënie
moderne. Një element shtesë, që
dua ta përmend është zhvillimi
në shkollë i Matematikës- Plus,
dy herë në javë dhe me orë
mësimore të veçanta. Ky është
një program extra, pasi qëllimi
ynë është të jemi në avangardën
e arsimit shqiptar dhe si
një alternativë zhvillimi për të
gjithë sistemin parauniversitar.
Sistemi anglosakson i zbatuar
këtu mundëson standartet më
të larta të edukimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›