E Martë, 3 Nëntor 2026

Pozita e serbëve në veri të Kosovës në fokus të takimit Vuçiq-Hill

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, (Aleksandar Vucic) ka takuar sot (11 mars) ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer (Christopher) Hill, me të cilin ka diskutuar ndër të tjera për pozitën e serbëve në Kosovë dhe vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Takimi është njoftuar nga presidenti Vuçiq me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për pozitën e serbëve në Kosovë, situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë”, tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq bën me dije se në takim ka përsëritur bindjen e Serbisë në përkushtimin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›