E Martë, 3 Nëntor 2026

Stano: S’është punuar shumë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ndërsa ka theksuar prioritetin dhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, u shpreh gjatë një konferencë për shtyp, mbajtur të hënën, se në këtë drejtim nuk është punuar shumë. Sipas tij, shkak janë qëndrimet e dy shteteve.

“Asnjëherë nuk i kemi shpallur axhendat e ndonjë takimi të ardhshëm në kuadër të dialogut të Beogradit të Prishtinës qoftë në nivel të kryenegociatorëve apo të nivelit më të lartë, por mund të them vetëm një gjë, për fat të keq nuk është punuar shumë në zbatimin për shkak të qëndrimeve të të dyja palëve. Pra, prioriteti ynë kryesor është që ata të fillojnë të zbatojnë me mirëbesim atë për të cilën janë të përkushtuar”, theksoi zëdhënësi i BE-së.

Zëdhënësi i Komisionit europian gjithashtu u pyet për takimin mes ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriç dhe protagonistit të sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radojçiq, foto e të cilit ka qarkulluar në mediat sociale, ku u përgjigj se Bashkimi Europian nuk mund të komentojë çdo takim të anëtareve të administratës serbe me njerëz të ndryshëm, siç u shpreh ai. Stano ndërkohë përsëriti se BE është në pritje të raportit zyrtar për Banjskën.

/rtsh/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›