E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të vendit kanë organizuar aktivitete festive në kuadër të Festave të Nëntorit.

Nëntori i Festave është përcjellë me ngjyrat kuqezi në të gjitha shkollat e vendit, ku janë organizuar ekspozita, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit dhe Ditës së Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit këtë prag feste.

Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi.

Një ndër to ka qenë edhe gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit, ku ekipet e volejbollit dhe futbollit po përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë.

1 nga 14

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›