E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prag perballja me kombetaren shqiptare

Novegjia ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me Shqipërinë. Trajneri Egil Olsen është kujdesur që të mos zbulojë asgjë në lidhje me strategjitë e tij për këtë sfidë. Ndeshja e mbrëmjes së sotme është shumë e rëndësishme për norvegjezët, të cilët në rast humbjeje do t’i largoheshin objektivit të tyre për t’u kualifikuar në Botërorin 2014. Norvegjia ka fituar ndeshjen e fundit të luajtur në Tiranë 14 vjet më parë. Atëherë ajo arriti në finalet e Kampionatit Europian. Që nga ajo kohë ekipi skandinav nuk ka mundur të kualifikohet në një aktivitet kontinental ose botëror.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›