E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali amerikan per Kombetaren

Edhe djemtë e kombëtares i kanë besuar shëndetin e tyre spitalit amerikan. Pas kontrolleve mjekësore të kryera nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali  ata tashmë janë fizikisht gati për sfidën e madhe me Norvegjinë.
Kirurgu ortoped Kenan Bayrakci, i bën analizat për cdo dëmtim të mundshëm para ndeshjes dhe për tu njohur me performancën e tyre.
“Kemi një kohë të gjatë që po punojmë së bashku me skuadrën kombëtare përsa i përket anës shëndetësore të futbollistëve.”
Gjendja e përgjithshme është shumë e mirë, përsa i përket stërvistjes, janë gati për tu përgatitur për ndeshjen.
Spitali amerikan ka nënshkruar një marrëveshje 10 vjecare me federatën shqiptare të futbollit për ti krijuar ambientin e përshtatshëm për kujdesin e shëndetit të lojtarëve tanë. Por për ta nuk është hera e parë që vijnë këtu.
Fizikisht janë shumë mirë lojtarët e kombëtares sonë. Janë gati për tu përballur me Norvegjinë për një fitore të dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›