Pragu elektoral can opoziten
Oli Xhilaga
Aleatet e majte te bashkuar kunder propozimeve te Partise Socialiste per reformen zgjedhore. Te unifikuar ne qendrimin e tyre, kreret opozitare nuk kane rene dakord me propozimin e kryetarit socialist, Edi Rama, per nje sistem proporcional te paster, lista zgjedhore te mbyllura dhe rritje te pragut elektoral. Kesisoj, jane pikerisht keto ceshtje, te cilat kane percare koalicionin e majte, duke mos dhene nje projekt konkret per reformen zgjedhore, nga ana e opozites parlamentare. Drejtuesit e 4 formacioneve te majta parlamentare: PS, PSD, LSI, PAD, u mblodhen dje ne nje takim, per te diskutuar mbi dy ceshtjet me kryesore, sic eshte reforma ne drejtesi dhe ajo zgjedhore. Por, duke i dhene me shume prioritet kesaj te fundit, kreret e majte nuk kane gjetur gjuhen e perbashket, sa i takon propozimeve per reformen zgjedhore. Burime brenda ketij takimi, bene me dije se kryetari i partise me te madhe opozitare, Edi Rama, ka insistuar per nje sistem proporcional te paster, lista te mbyllura dhe per nje rritje te pragut elektoral. Por keto propozime jane kundershtuar nga drejtuesit e partive aleate te majta, te cilet insistojne ne nje sistem zgjedhor gjerman, apo me sakte, nuk lekunden nga marreveshja e nenshkruar mes te gjitha partive te vogla parlamentare, lidhur me reformen zgjedhore. Mesohet se kryetari i LSI, Meta, eshte shprehur se propozimet e Partise Socialiste, jo vetem qe nuk do te sillnin fitoren e te majtes ne zgjedhjet e ardhshme, por do te percanin ate, duke sjelle dhe nje numer te paket votash per opoziten.
Kryetari i PAD-se, Neritan Ceka, duke bere me dije lidhur me ceshtjet e diskutuara ne kete takim, theksoi se