E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandelli kritikon Balotellin

Cesare Prandelli u shpreh i kënaqur me lojën e Italisë në debutimin në Kupën e Konfederatave, por kritikoi sulmuesin Mario Balotelli për faktin se pas golit të fitores hoqi fanellën duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

“Nuk mund të festohen kështu golat. Këto kartona të verdhë ndikojnë në vazhdimësinë e turneut. Boll tregoi muskujt pas shënimit”, theksoi trajneri i Italisë. Prandelli lavdëroi lojtarët e tij dhe në veçanti Pirlon, i cili shënoi gol në ndeshjen e 100 me kombëtaren: “Lujatëm shumë mirë. E dinim se çfarë duhet të bënim. Për Pirlon nuk kam fjalë. Është një shembull për të gjithë.” Italia mundi Meksikën dhe tashmë kryeson së bashku me Brazilin (3 pikë) grupin A në Kupën e Konfederatave duke lënë pas Meksikën dhe Japoninë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›