Pranga 17 vjeçarit, dhunoi varrezat në Shkodër
SHKODËR- Një 17-vjeçar është ndaluar nga polica pasi dyshohet se është autor i dhunimit të tre varreve në varrezat e krishtera të qytetit të Shkodrës. I riu, lindur e banues në lagjen "Skenderbeg" në qytetin e Shkodrës, i dënuar më parë për vjedhje është ndaluar pasi sipas policisë është dokumentuar me prova ligjore, se ai ka vjedhur kangjellat rrethuese dhe zbukurimet e tre varreve në varrezat katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës. Dëmtimi i varreve dhe vjedhja e elementeve të tyre është konstatuar rreth orës 07.00 të së martës dhe është bërë denoncimi përkatës në polici. Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale kangjellat zbukuruese dhe sendet e tjera të grabitura.