Pranga 20 punonjësve bashkiakë
TIRANË- Vetëm pak orë përpara nisjes së protestës të punonjësve të bashkive të Shqipërisë kundër veprimeve që po ndërmerr qeveria për t'i kufizuar autonominë, në kryeqytet është shënuar një incident i rëndë.
Forca të shumta policie, në formë presioni, kanë shoqëruar për disa orë në komisariat 20 punonjës të bashkisë së kryeqytetit, të cilët po mblidhnin plehrat në zonën e kombinatit. Ata janë lënë të lirë vetëm pas ndërhyrjes të një grupi të deputetëve socialistë.
Të gjithë të shoqëruarit në komisariat janë punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit Nr.1 Tiranë. Sipas dëshmitarëve okularë dhe vetë punonjësve të shoqëruar, ata janë shkëputur nga puna teksa po mblidhnin plehrat në zonën e Kombinatit, një rutinë pune që e kryejnë çdo mbrëmje.
Në rrugë jo zyrtare policia ka pohuar se kishte marrë informacione konfidenciale që tregonin se plehrat që po mblidheshin në zonën e Kombinatit do të përdoreshin në protestën e sotme të punonjësve të bashkive përpara kryeministrisë.
Dëshmitarët okularë pohuan se fillimisht policia i ka kërkuar punonjësve të bashkisë të ndërprisnin punën për mbledhjen e plehrave. Kur punonjësit e bashkisë nuk kanë pranuar të ndalojnë punën atëherë është kërkuar dokumentacioni i makinave të plehrave si dhe i plehrave që ndodheshin në to.
Me pretekstin e "kundërshtimit të punonjësve të policisë", 20 personat që po mblidhnin plehrat janë shoqëruar në komisariat ku janë vendosur në dhoma të veçanta dhe janë marrë në pyetje. Bashkia e Tiranës i ka kërkuar policisë informacione zyrtare në lidhje me këtë ngjarje dhe përgjigjja që ka marrë ishte se punonjësit e saj po merreshin në pyetje në lidhje me plehrat.
Menjëherë në drejtim të komisariatit të policisë së Kombinatit është nisur një grup deputetësh socialistë.
Vetëm pas ndërhyrjes së tyre dhe komunikimeve të shumta me krerët e policisë është bërë i mundur lirimi i punonjësve të pastrimit të qytetit të Tiranës.
Sajmir Tahiri, një prej deputeteve që shkuan menjëherë në komisariat tha se ndalimi është bërë në mënyrë antiligjore. "Janë ndaluar 20 persona. Pretendimi i policisë, ishte se ata po ngarkonim plehrat.
Ne ndodhemi në kufijtë e presionit dhe të terrorit, pasi kjo ndërhyrje bëhet në prag të protestës së nesërme (të sotme) të punonjësve të të gjitha bashkive dhe komunave socialiste në vend", u shpreh ai. Sipas deputetëve socialistë, i gjithë aksioni i djeshëm është një formë presioni për të trembur punonjësit e bashkive e komunave që do të dalin sot në protestë.
"Kemi shoqëruar në komisariat 20 punonjës të pastrimit të plehrave dhe kemi bllokuar dy kamionë me plehra"
Policia: Plehrat nuk kishin dokumentacionin përkatës
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me incidentin me punonjësit e pastrimit të plehrave duke pohuar se ata janë shoqëruar sepse nuk kishin dokumentacionin e duhur për plehrat që po transportonin.
Madje policia ka sekuestruar edhe makinat e plehrave së bashku me mbeturinat që ndodheshin në to. "Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 Kombinat 20 punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit Nr.1 Tiranë që kanë përgatitur dhe ngarkuar në automjete thasët me plehra. ",- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë për ngjarjen në fjalë..
"Pas një informacioni të marrë nëpërmjet telefonit, shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kombinat, kanë ndaluar dy automjete tip Benz kamion me targa "TR 1874 I" dhe "TR 1882 I".
Nga verifikimet e bëra në vend u konstatua se këto dy automjete ishin mjete të Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit Nr.1 Tiranë, dhe kishin ngarkuar disa thasë plastike me plehra dhe pretendonin se po i dërgonin në ambientet e ndërmarrjes së tyre",- tha dje zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Sipas saj, policia ka kryer verifikimin e dokumentacionit të mjeteve dhe ka rezultuar se ato kishin mangësi.
Nga ana e policisë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesve të mjeteve. Në deklaratën e policisë thuhet se pas pyetjes dhe kryerjes se procedurave administrative dy mjetet e mësipërme janë bllokuar administrativisht në Pikën e bllokimit të Policisë, ndërsa drejtuesit e tyre janë lënë të lirë.
Por më poshtë policia korrigjon veten dhe pranon se në komisariat kanë përfunduar 20 punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit Nr.1 Tiranë. Fillimisht policia deklaroi se janë shoqëruar vetëm drejtuesit e mjeteve por me llogaritë që mund të bëjnë vetëm punonjësit e policisë del që çdo makinë plehrash kishte dhjetë shoferë që e drejtonin.
"Drejtuesit e mjeteve kanë deklaruar se thasët me plehra i kanë marrë në Sharrë, të cilat janë ngarkuar nga punëtorët e Ndërmarrjes.
Në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë është paraqitur edhe Drejtori i Ndërmarrjes, zoti Irfan Dashi, i cili ka deklaruar se punëtorët e ndërmarrjes së tij, jashtë orarit zyrtar i kanë përgatitur thasët me plehra, të cilat do t'i transportonin në Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit Nr.1 Tiranë",- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Sipas tij, për këtë çështje është referuar edhe në prokurori por nuk jepet asnjë sqarim se çfarë vepre penale kanë kryer punonjësit e bashkisë, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve për të pastruar qytetin nga plehrat.
*****************************************
UPDATE - 21.42 - 'Jemi në kufijtë e presionit dhe terrorit. Jo rastesisht, ndalimi bëhet në prag të protestës së nesërme të punonjësve të bashkisë'.
Ky eshte komenti i bere nga deputeti i PS, Sajmir Tahiri, pas lirimit te punonjesve te Bashkise te ndaluar neper rruget e Tiranes, me nje justifikim te habitshem nga policia.
Sipas Tahirit, ne policia u morren rreth 30 punonjes te Bashkise se Tiranes, nderkohe qe policia thote se ishin 10.
****************
21.20 - Burime nga punonjes bashkiake qe jane mbledhur para Komisariatit te Kombinatit ne Tirane, thane se Punonjesit e Bashkise sapo jane liruar pak pas mberritjes se deputeteve te PS-se ne zyrat e ketij komisariati. Mesohet se numri i pergjithshem i punonjesve te ndaluar te Bashkise ka qene 30.
VIJON
********************************************
21.00 - Policia e Tiranes, ne linje telefonike ka deklaruar se 10 punonjesit e Bashkise qe jane ndaluar mbremjen e sotme, kane kundershtuar forcat e policise, kur keto u kane kerkuar te mos vijonin te mblidhnin mbeturina.
Sipas zedhenesit te policise se Tiranes, 'policia eshte njoftuar ne rruge operative qe plehrat e mbledhura do perdoreshin per ti hedhur para kryeministrise ne protesten e neserme te opozites dhe per kete arsye punonjesve bashkiake u eshte kerkuar te mos mbledhin plehra. Ne kushtet e kundershtimit te policise, ata jane ndaluar, - tha zedhenesi.
**************************
20.20 - Se paku 10 punonjës të Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, punonjës të Bashkisë së kryeqytetit, janë arrestuar pak më parë nga policia e rendit.
Situata skandaloze është ende e paqartë, por ajo që dihet me siguri është që punonjësit e Bashkisë kanë qenë duke punuar në orët e vona në një lulishte afër qendrës së Tiranës, dhe janë marrë me furgon policie.
Disa dëshmitarë dhe burime të Bashkisë konfirmojnë lajmin, por nuk dinë të thonë asnjë motiv apo rrethanë. Disa deputetë të PS janë nisur drejt policisë së Tiranës.
VIJON