FLASH / Një ditë para protestës së Bashkive, Tirana mbushet me banderola qeveritare për '8 dhjetorin'
Në gjithë Tiranën janë duke u vendosur me shpejtësi banderaola të mëdha ngjyrë blu ku shkruhet: "8 dhjetori, Shqipëria Europiane. Ne i mbajmë premtimet tona"
Banderolat mbajnë simbolet e qeverisë të stampuara dhe kanë zënë thuajse gjithë sipërfaqen e bulevardit të Tiranës, ndërkohë që vazhdojnë të shtohen të tjera në rrugët kryesore të Tiranës, edhe në këto momente.
Dendësia më e madhe e banderolave dhe tabelave vihet re në vendet ku nesër pritet protesta e Bashkive te vendit.
Asnjë nga zëdhënësit e qeverisë nuk pranon ti përgjigjet pyetjes së Shekullit, se sa ka kushtuar kjo fushatë e re elektorale me paratë e fondeve shtetërore.
Kryeministri ka lajmeruar qe prej mitingut te opozites per votat ne 20 nentor, nje antimiting, te cilin ai e justifikoi duke shpallur nje dite feste, 8 dhjetorin, sipas tij, dita e shembjes se murit shqiptar te Berlinit