E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 40-vjeçarit, ngacmoi seksualisht një 22-vjeçare

Policia e Tiranës ka venë në pranga një 40-vjeçar me akuzën e ngacmimit seksual. Sipas policisë, Tahir Kaci, u arrestuar pas denoncimit të një 22-vjeçarje, transmeton Zhurnal.

"Nga komisariati i policisë Nr.6 Tiranë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tahir Nazmi Kaci 40 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë, pasi dje rreth orës 16:00, në “Unazë të Re”, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdorur dhunë ndaj një shtetaseje 22-vjeçare", njofton Policia e Shtetit. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›