E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy klandestineve siriane

Dy shtetas sirianë janë arrestuar nga policia shqiptare. Një 19-vjeçar u kap në mesnatë në portin e Durrësit sepse kërkonte të kalonte në Itali me dokmenta rumune të falsifikuara.

Nje tjetër klandestin sirian është kapur nga policia e Gjirokastrës sepse ai kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka vjedhur me thyerje një lokal në Subash, buzë rrugës nacionale Gjirokastër- Subash.

Siriani kishte marre pije, cigare dhe disa ushqime per te vijuar rrugëtimin per ne Malin e Zi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›