E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy personave dhunuan pasagjeret dhe i vodhen ata

Foto ilustruese

Delvine 25 mars 2011 NOA- Dy persona kane rene ne prangat e policise se Vlores pasi dhunuan pasagjeret dhe i vodhen ata.

Fisnik Hajro 57 vjec banues ne Tirane dhe Astrit Habili 72 vjec banues ne fshatin Vranisht te rrethit Vlore jane arrestuar nga ana e policise pasi ne bashkepunim kane marre dy shtetas si pasagjere dhe i kane dhunuar ata.

Ali Mahmuti vjec 67 dhe Sulo Cici 71 vjec banues ne Tepelene jane marre ne qytetin e Gjirokastres si pasagjere ne mjetin e tyre  tip Volksvagen Golf me dhe gjate rruges iu eshte dhene te dyve per te pire nje pije me ngjyre te verdhe dhe si pasoje e te ciles te dy keta shtetas kane humbur ndjenjat.

Burime zyrtare nga policia bejne me dije se te ndaluarit dyshohet tu kene vjedhur te demtuarve nen efektin e pijes te demtuarve 600 euro 30.000 leke dhe dy telefona Nokia ne vendin e quajtur Qafa e Muzines.

Nderkaq ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar automjeti ne te cilen u dhunuan pasagjeret si dhe 5 shishe plastike te mbushura me leng me ngjyre te verdhe dhe jeshile te cilat do te dergohen per ekzaminim.

Dy te ndaluarit do te procedohen lidhur me veprat penale te Mashtrimit dhe Vjedhjes ne bashkepunim.

Lajme te ngjashmePranga dy personave viktima e trafikimit bashkejetuese me autorin Aksidenti i ministrit Vasili plagosen 2 punonjes te ministrise dhe 3 qytetareDoganat Ne iniciuam hetimet e Virgin Prifti shtoi te dhenatTe burgosurat me pranga ulen si spektatore ne TeaterSarande bie ne pranga 1 trafikant 2 agresor shpallen ne kerkim Lidhje600 euro Ali Mahmuti Astrit Habili dehen dy telefona Fisnik Hajro mashtruan pasagjere pranga Qafa e Muzines Sulo Cici vodhen

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›