92 vjeçarja qëllon komshiun: “Nuk donte të më puthte”

Helen Staudinger
Florida, 25 Mars, NOA- Helen Staudinger, 92 vjeçe, ka qëlluar me katër plumba pistolete komshiun e saj Dwight Bettner, 53 vjeç, se ai ka refuzuar ta puthë.
“Në qoftë se koka ime do të kishte qenë pak më tej, unë do të isha goditur përfundimisht”, ka deklaruar Bettner.
E moshuara, pavarësisht nga mosha, u dërgua në burg me akuzën e sulmit të rëndë me armë, deri më 26 prill, ditën kur do të jetë procesi.
Incidenti ndodhi në Fort McCoy (Florida). Bettner, ish-polic, tregon se si 92 vjeçarja ishte tërhequr ndaj tij gjashtë muaj më parë, kur ishte transferuar në afërsi të banesës së gruas.
“E ndihmoja duke i derdhur mbeturinat. Unë mendoj se ajo ndjeu diçka më shumë”, ka thënë Better.
Disa ditë më parë Staudinger ka shkuar në portën e tij dhe i ka kërkuar një puthje, të cilën ai e ka refuzuar .
Better ka menduar se gjithçka ka mbaruar aty, por e moshuara është kthyer dhe e ka qëlluar me katër të shtëna pistolete. Për fat të mirë plumbat nuk e kanë goditur. Ai është larguar menjëherë.
a.e/NOA
Lajme të ngjashmeHajdutët hyjnë në burg për të vjedhur një televizorSuedia në shok, 32 vjeçari vret të fejuarën dhe e haPorosisin “picë me fekale” për shaka, piceria ja dërgonFlorida, qeni shpëtohet nga delfinëtMary Celeste – Historia më e madhe dhe më e pashpjegueshme e anijes fantazmë Lidhje: e pazakonte, florida, qellon