E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy punonjeseve te mjekesise ne QSUT

Një mjeke dhe një infermiere janë arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën për korrupsion. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së kryeqyetit, mjekja e spitalit të Kardiologjise Silvana Menaj 48 vjec dhe laborantja Dhurata Trako 46 vjeç, u arrestuan pasi përvetësonin shifrën prej 2 mijë lekësh për shtrimin e tyre në spital.

Mjekja nuk i regjistronte të sëmuret që vuanin nga probleme kardiake në bashkëpunim edhe me kolegen e saj laburante, ajo i merrte vete ne dore te hollat, qe duhet te shkonin ne arken e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza".

Policia tha se dy te arrestuarat kishin nje periudhe dymujore ne pergjim. Hetimet kishin nisur pas denoncimit ne sektorin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›