E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irini Qirjako koncert recital ne 100 vejtorin e Pavaresise

Këngëtarja, Irini Qirjako ka realizuar koncertin e saj recital të titulluar "Nimfa e Polifonisë" në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky koncert erdhi në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Pasioni për tabanin e muzikës popullore nuk e ka larguar asnjë moment nga skena. Kjo është këngëtarja Irini Qirjako, e cila tashmë është identifikuar si zëri i Polifonisë Labe. Repertori i koncertit ishte i  larmishëm, ku interpretoi edhe këngë të reja. Ndër këngët më të veçanta për  këngëtaren është   "Qendistarja e flamurit",  për të cilën ajo thotë se i këndon aq bukur dashurisë për atdheun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›