Pranga dy shqiptareve per plagosjen e bashkekombasit
Dy shtetas shqiptare jane arrestuar nga policia italiane me akuzen e plagosjes me arme ndaj nje bashkekombasi te tyre mbremjen e 10 prillit 2011 ne Rome. Ndonese nuk kane bere te ditur emrat e te arrestuarve per shkaqe hetimore policia italiane eshte shprehur per mediat vendase se nje dite me pare se shqiptari eshte plagosur me nje plumb ne kembe ndersa thuhet se sipas policise ai ishte tutor i dy prostitutave rumune. Sipas te dhenave me 10 prill 2011 rreth ores 2200 nje 30-vjecar shqiptar ishte prane nje restoranti ne Via dei Prati kur prane tij u afruan dy persona te panjohur qe e goditen me arme zjarri ne kemben e djathte. Policia tha se ne vendin e ngjarjes jane gjetur nje fishek. 765 ndersa pas hetimeve u be i mundur edhe identifikimi dhe arrestimi i dy autoreve te ngjarjes te cilet ishin denuar me pare dhe me qendrim te parregullt ne Itali. Ne perfundim te hetimeve duket se hetuesit italiane te policise kane arritur ne perfundimin se dy autoret e plagosjes dhe i demtuari kane pasur konkurrence me njeri-tjetrin per zonat e prostitutave.